
Shurupi natyral kundër kollës dhe sekrecioneve, ja si ta përgatisni thjeshtë dhe me pak përbërës

Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën. Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë.
Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që i gjejmë në çdo kuzhinë që na japin një çlirim të menjëhershëm.
Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore. Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup të thjeshtë me dy përbërës që është mjaft efikas kundër kollës.
Shurupi Kundër Kollës dhe Sekrecioneve
Përbërësit e kësaj kure janë karrotat dhe mjalti. Karrotat janë perime tepër të shëndetshme për organizmin. Ato janë të pasura me vitaminë A e cila forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shikimin.
Vitamina A është e rekomandueshme edhe kundër sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes. Ajo qetëson simptomat e azmës dhe trajton probleme të tjera shëndetësore me mushkëritë.
Karrotat përmbajnë edhe vitaminë B6 dhe beta karoten. Mjalti nga ana tjetër ka fuqi të jashtëzakonshme kundër baktereve. Ai është efikas kundër kollës dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128