
Myshketa, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Durrësin: Jemi në shërbim të të drejtës, si alternativë pranë problemeve të qytetarëve

Joni Myshketa, kandidat i Koalcionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit, ka reaguar në rrjetet e tij sociale përmes një video-mesazhi, në të cilin pasqyron aktivitetin në shërbim të qytetarëve, jo vetëm përmes denoncimeve, por edhe shpalosjes së alternativës, si dhe u bën thirrje qytetarëve për t’u bashkuar kundër padrejtësive me të cilat përballen.
Myshketa shton se do të jetë përherë në shërbim të së drejtës, si detyrim ndaj Durrësit dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq!
Problematikat që kemi si qytetarë janë të panumërta dhe kërkojnë një bashkëpunim të përbashkët për t’i nxjerrë në pah dhe madje për të ofruar alternativat e duhura se si jeta jonë të bëhet më e thjeshtë dhe të drejtat tona të respektohen sipas ligjit.
Asgjë nuk vjen dhuratë pa luftuar për atë që na takon, duke vrarë frikën e mosreagimit.
Gjatë vitit që pasuam kemi qenë aty ku qytetarët kanë pasur nevojë, por ka shumë për të bërë çdo ditë.
Nuk duhet kujtuar vetëm në periudhë fushatash çdo 2 ose 4 vjet.
Është detyrë qytetare kërkesa e llogarisë përmes ligjit dhe edukatës.
Është detyrim i secilit prej nesh ndaj fëmijëve tanë.
Si qytetar i Durrësit dhe i vendit tim, jam e do mbetem përherë në shërbim të së drejtës ku besoj dhe vetëm në bashkërendim me Ju miq mund ti vendosim gjërat në rendin e duhur, vetëm asgjë nuk arrihet.
#shqiperiameritonmeshume#durres#perdurresin

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128