Parma dhe Empoli barazim me gola, Ismajli më i miri në fushë! Në 18:00 luhet Inter - Juventus, në fushë edhe Roma

Serie A e futbollit në Itali vijon sot me pesë ndeshjet e radhës për raundin e nëntë. Kjo e diel sportive nisi në orën 12:30 me barazimin 1-1 mes Parmës dhe Empolit. Kjo javë spikat sot në 18:00 me Derbin e Italisë, atë mes Interit dhe Juventusit.
Në "Tardini" Parma barazoi 1-1 me Empolin. Këtë sfidë nga minuta e parë e nisi Ardian Ismajli që luajti me maskë për shkak të një lëndimi, ku ra në sy flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës. Mbrojtësi i Kombëtares ishte më i miri në fushë për të tijtë me notën 7,1. Përballja u zhbllokua nga autogoli i Coulibaly që kaloi në epërsi Empolin. Në fundin e sfidës, konkretisht në të 80 minutë Charpentier barazoi me goditjen e parë në portë. Parma humbi edhe penallti me Bonny në të 83 minutë, duke iu larguar kështu pikëve të plota me përmbysje në shtëpi.
Serie A, raundi 9-të:
E diel, 27 tetor 2024
12:30 Parma 1-1 Empoli
15:00 Lazio - Genoa
15:00 Monza - Venezia
18:00 Inter - Juventus
20:45 Fiorentina - Roma
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

