
Portugezi flet hapur, Leao: Grupi me trajnerin! Bilancet i bëjmë në fund të sezonit

Rafael Leao ka dhënë asist në dy ndeshje radhazi në Serinë A, për herë të parë që nga shkurti 2024, kur diçka të tillë e bënte kundër Napolit dhe Frozinones.
Me sprintet e tij vuri në vështirësi rivalët, teksa për sfidën deklaroi: “Të gjithë erdhëm me një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar, për fat të keq na u anuluan edhe dy gola.
Të gjithë së bashku besuam në të dhe në fund fituam ndeshjen, sepse dhamë gjithçka. Mendoj se ishte e vështirë, por edhe që e merituam”.
Në këtë sezon ai është në kuotën e dhjetë golave e 9 asisteve në të gjitha turnetë me Milanin e, megjithatë, edhe të shtunën nuk ishte titullar. Asnjë problem për portugezin, i cili sqaron:
“Hyra me dëshirën për të ndihmuar shokët, ia dolëm të fitonim dhe jemi të gjithë të lumtur. Tani duhet vazhdojmë punën, kemi një tjetër ndeshje në shtëpinë tonë ndaj një kundërshtari të vështirë, ndaj le të mos humbim kohë.” Në fund të deklaratës për mediat, portugezi u pyet edhe për raportin e skuadrës me trajnerin Konseisao. Si një nga liderët e Milanit, ai shpjegoi:
“Shpirti ynë i ekipit ka qenë gjithmonë i fortë dhe jemi të bashkuar me njëri-tjetrin dhe trajnerin. Pastaj, për fat të keq, jemi jashtë nga turnetë europiane, por tani duhet të japim më të mirën në kampionat dhe kupë. Bilancet bëhen në fund, por për të parën herë në sezon patëm mundësinë të punonim gjatë javës dhe ishte krejtësisht ndryshe”.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128