PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

24 Maj 2025, 23:28 / SPORT ALFA PRESS

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions

Pas titullit kampion në Ligue 1, PSG ka fituar dhe Kupën e Francës, duke mundur 3-0 Reims në finalen e luajtur në “Stade de France”.

Në minutën e 16-të, Bradley Barcola zhbllokoi rezultatin, duke shënuar një gol të bukur pas asistit po aq të bukur të Desire Doue. Në minutën e 18-të, u përsërit e njëjta skenë, Desire Doue asiston, Bradley Barcola shënon.

Në fund të pjesës së parë ishte radha e Achraf Hakimi për të shënuar, pas një topi të bukur në zonë nga Barcola.

Në pjesën e dytë, PSG shpërdoroi disa raste të pastra për të thelluar rezultatin, Ousmane Dembele goditi shtyllën po ashtu, duke iu afruar shumë golit.

Rezultati përfundimtar, 3-0 për PSG-në.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, si sot një javë luan në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalja e Champions League, aty ku do përballet me Interin.

 

Po ndodh...