Real Madrid godet në merkato, siguron 17-vjeçarin që po “çmend” Argjentinën

5 Qershor 2025, 23:51 / SPORT ALFA PRESS

Real Madrid godet në merkato, siguron 17-vjeçarin që po

Franco Mastantuono do të jetë futbollisti më i ri i Real Madrid. Fantazisti 17-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me River Plate, për të nisur një të re në Europë me “Los Blancos”.

Argjentinasi tashmë ka zgjedhur që të vijojë karrierën te Real Madrid, edhe pse në garë ishte PSG.

Megjithatë, një telefonatë nga Xabi Alonso, ka bindur Mastantuono që të zgjedhë spanjollët.

Në 19 ndeshje, talenti ia ka dalë që të shënojë 7 gola dhe të asistojë në 4 të tjerë.

 

Po ndodh...