
Reali rimerr epërsinë ndaj Atleticos, Arsenali i “pamëshirshëm” me PSV-në

4 Mars 2025, 22:36 / SPORT
Arsenali ka shënuar edhe dy gola të tjerë ndaj PSV në fillim të pjesës së dytë duke i çuar shifrat në 1-5. Në minutën e 46-të ishte Odegaard që dërgoi topin në rrjetë.
Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i “Topçinjve”, Calafiori asiston për Trossard, ky i fundit dërgon topin në rrjetë.
Ndërkohë Real Madrid ka rimarrë avantazhin ndaj Atletico Madrid në “Bernabeu” duke i çuar shifrat në 2-1.
Në minutën e 55-të, Brahim Diaz merr topin në të majtën, driblon mes disa lojtarësh dhe lëshon një gjuajtje të shkëlqyer në shtyllën e dytë për të kthyer në avantazh ekipin e tij.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128