Statistikat e Liverpul-PSG/ Të kuqtë nuk dështojnë kurrë kur fitojnë ndeshjen e parë

11 Mars 2025, 09:54 / SPORT ALFA PRESS
Statistikat e Liverpul-PSG/ Të kuqtë nuk dështojnë

Rekordi i kundër Liverpulit kundër klubeve franceze është 20 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje (golavarazh 55-31), ndërsa në “Anfield” ai është 14 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Ashtu si PSG, edhe Liverpuli u përball me një klub francez në ndeshjen e 7-të të Champions-it këtë sezon, duke mposhtur Lilën 2-1, në “Anfield”.

Fitorja e ndeshjes së parë në Paris ishte e gjashta e “Reds”-ave në nëntë ndeshjet e fundit kundër ekipeve franceze, në shtëpi dhe jashtë (1 barazim 2 humbje).

Liverpuli ka fituar pesë ndeshjet e fundit kundër ekipeve franceze në “Anfield”, duke shënuar 15 gola; ata kishin humbur dy nga tre të mëparshmet, por kanë qenë fitimtarë në 14 nga 17 ndeshjet e tyre në shtëpi kundër vizitorëve francezë në përgjithësi.

Ndeshja e fundit e Liverpulit me eliminim direkt kundër kundërshtarëve të Ligës së Parë ishte një humbje me rezultatin e përgjithshëm 3-1 nga Lila në raundin e 1/8- ave të Ligës së Europës në 2009-‘10, duke e bërë rekordin e tyre të përgjithshëm me dy ndeshje, 5 fitore, 3 humbje.

Liverpuli ka fituar 14 nga 19 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve në “Anfield” (2 barazime, 3 humbje), duke mundur Bolonjën (2-0), Bajer Leverkusenin (4-0), Realin e Madridit (2-0) dhe Lilën këtë sezon.

“Reds”-at i kanë fituar të gjitha 37 duelet europiane, në të cilat ata kanë fituar ndeshjen e parë jashtë fushe, duke përfshirë 13, ku rezultati i ndeshjes së parë ka qenë 1-0.

Rekordi i Liverpulit në pesë ndeshjet e tyre që janë vendosur me penallti në kompeticionet e UEFA-s është 4 fitore dhe 1 humbje: 4-2 kundër Romës, finalja e Kupës së Kampioneve 1983- 84; 3-2 kundër Milanit 2004- ‘05, finale e Ligës së Kampioneve; 4-1 kundër Çelsit, 2006-07, gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve; 4-5 kundër Beshiktashit, raundi 1/16-ave të Ligës së Europës 2014-15 dhe Superkupa e Europës kundër Çelsit 5-4 në 2019.

Parisi humbi në shtëpi 2- 3 me Barcelonën në çerekfinalen e vajtjes së sezonit të shkuar, por fitoi në Barcelonë 4- 1 dhe kjo ishte përmbysja e tyre e parë në një ndeshje në Europë pas 7 përpjekjesh, pasi ishin mundur në ndeshjen e parë në Paris.

Po ndodh...