Supergol nga Granit Xhaka, Leverkusen vulos titullin kampion

Festival golash në “BayArena” për të kurorëzuar një sezon të artë nga Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane dhe që thyen hegjemoninë e Mynihut të vendosur për një dekadë rresht.
Djemtë e Xabi Alonso triumfojnë kështu në garën për titullin kampion në Gjermani, duke marrë trepikëshin final me një fitore në shtëpi përballë Werder Bremen.
I pari që hapi serinë e golave ishte Boniface në minutën e ’25 të sfidës. Më pas një supergol i Granit Xhakës nga jashtë zone, në minutën e ’60 ishte qershia mbi tortë për titullin kampion, që thyen “mbretërimin” e Bayern Munich në Bundesliga.
Për të kompletuar spektaklin mendoi ylli gjerman i momentit, Florian Wirtz, i cili shënoi një tregolësh, në minutat ’68, ’83 dhe '90.
Ky është titulli i parë kampion në historinë e Leverkusen, në historinë 120-vjeçare të klubit.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
