Superliga/ Partizani del me 3 pikë nga Korça, Dinamo mposht Bylisin

10 Mars 2025, 19:47 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Partizani del me 3 pikë nga Korça, Dinamo mposht Bylisin

Partizani triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut me përmbysje, në sfidën e javës së 29-të në Superiore.

Përballje spektakolare dhe shumë e luftuar në Korçë, ku të dyja ekipet e kishin detyrim fitoren.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e juglindorëve, pas golit të shënuar nga Ardit Nikaj me penallti. Gjergji Kote barazoi shifrat në minutën e 66-të, ndërsa Eleke realizoi golin e përmbysjes në minutën e 91-të.

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 27 pikë të grumbulluara.

Në sfidën tjetër, Dinamo mposhti 3-1 Bylisin.

Sfida u zhbllokua në minutën e shtatë, me Itodo Mandelën që kaloi mjaft mirë portierin dhe dërgoi topin në rrjetë. Në të 28-tën, një top perfekt i Zabërgjës shfrytëzohet në maksimum nga Dejvi Bregu, i cili nga fare pranë nuk fal.

Ballshiotët u rifutën në lojë brenda pjesës së parë, teksa Flamur Ruçi ndëshkoi ekipin e Dajës, gjatë zhvillimit të një goditje këndi.

Për të siguruar fitoren e Dinamos mendoi Dejvi Bregu, që kompletoi dopietën personale me një gol fantastik në të 64-tën. Dinamo është në vendin e dytë me 50 pikë ndërsa Bylis është në vendin e shtatë me 31 pikë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128