Të gjithë me sytë nga Berlini, formacionet e mundshme të finales Spanjë-Angli

Spanjë – Angli, kjo është finalja e Euro 2024 e programuar për të dielën e 14 korrikut në orën 21:00 në stadiumin e Berlinit në Gjermani.
Tanimë skuadrat kanë nisur përgatitjet për duelin e madh dhe kërkojnë trofeun. I katërti nëse do fitohet nga Spanja dhe i pari për Anglinë.
Luis de la Fuente i Spanjës gjen të rikthyerit Carvajal dhe Le Normand, teksa mesi i fushës i besohet sërish Fabian Ruiz dhe Rodrit.
Nga ana tjetër Gareth Southgate pritet t’i besojë formacionit të njëjtë si në ndeshjen kundër Holandës, të fituar në fund 1-2. Shqetësim vetëm për Trippier.
Formacionet e mundshme:
SPANJA (4-2-3-1): Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata
ANGLIA (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rajs, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.
Të rejat te Spanja
Dy rikthime të rëndësishme në mbrojtje pas pezullimit. Carvajal dhe Le Normand janë rikthyer, duke kompletuar linjën me Laporte dhe Cucurella .
Pasi humbi Pedrin për shkak të lëndimit, de la Fuente këmbënguli me 4-2-3-1 dhe të njëjtin dyshe mesfushorësh, Ruiz dhe Rodri.
Asnjë ndryshim as nga mesfusha sulmuese: Yamal, Olmo dhe Williams luajnë pas Moratas.
Të rejat nga Anglia
Vetëm konfirmime për Southgate, i cili në Berlin do të ketë të njëjtin formacion startues të propozuar kundër Holandës.
Përpara është Kane i mbështetur nga Foden dhe Bellingham. Asnjë lajm as në mesfsuhë, ku ka mbetur çifti Mainoo-Rice.
Trippier ka një dëmtim, ai ka përsëri shqetësime në gjurin e tij, një situatë për t’u monitoruar. Për momentin ai mbetet titullar pavarësisht rikuperimit të Shaw.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
