Tirana sfidon Laçin, mësohet stadiumi ku do zhvillohet ndeshja

3 Mars 2025, 16:06 / SPORT ALFA PRESS

Tirana sfidon Laçin, mësohet stadiumi ku do zhvillohet ndeshja

Tirana do të përballet me Laçin në stadiumin e Durrësit. Pikërisht në “Niko Dovana” do të luhet ky takim, që provon stadiumin e tretë brenda sezonit. Përballjet e mëparshme mes Tiranës dhe Laçit u luajtën në Laç dhe Korçë.

FSHF e ka konfirmuar axhendën, teksa kujtojmë se gjithçka do të zhvillohet të enjten. Më 6 mars ora 16:45, në një duel që ka vlerë për javën e 28-të, nis dhe faza e katërt për të dyja skuadrat.

Kujtojmë se Tirana mban aktualisht vendin e parafundit në renditjen e përgjithshme. Laçi ka 5 pikë më tepër dhe renditet në vendin e gjashtë.