“Topin e Artë e meritonte Vinicius”, Ronaldo fenomeni flet dhe për Mbappe-n

7 Dhjetor 2024, 13:59 / SPORT ALFA PRESS

“Topin e Artë e meritonte Vinicius”, Ronaldo fenomeni flet dhe

Ronaldo, fenomeni, në një intervistë për Marca, foli për disa çështje të rëndësishme si “Topi i Artë” apo forma e Kylian Mbappe-s në Madrid: “Nuk dua të ul Rodrin, por Vinicius e meritonte të fitonte “Topin e Artë”. Nuk ka të bëjë fare me Rodrin, por Vinicius ishte shumë më përcaktues këtë sezon”, u shpreh fillimisht Ronaldo duke u ndalur më pas te Mbappe:

“Në futboll mund të ndodhë gjithçka, gjëra pozitive dhe negative. Nuk është e nevojshme t’i shohësh gjërat me kaq detaje. Mbappe do te jetë shumë i rëndësishëm për Real Madrid”, u shpreh ish sulmuesi brazilian.