Tronditen tifozët e Juventusit, sulmohet me thikë në rrugët e Nju-Jorkut ish-sulmuesi

27 Nëntor 2024, 14:57 / SPORT ALFA PRESS
Tronditen tifozët e Juventusit, sulmohet me thikë në rrugët

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Juventusit Nicklas Bendtner është përfshirë në një ngjarje të frikshme dhe të pazakonte në rrugët e Nju-Jorkut.

36-vjeçari është sulmuar me thikë në rrugë teksa ishte duke ecur me shokët e tij. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ish-lojtari kishte dale me miqtë dhe me pas një burrë e ka sulmuar nga mbrapa me thikë  dhe është larguar.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë ngjarjen, ndërsa ka qenë gazeta “The Sun” që e ka bërë publike dhe videon e cila shumë shpejt u bë virale dhe në rrjetet sociale. 

Nicklas Bendtner për fatin e mirë shpëtoi pa lëndime por një anëtar i grupit shoqëror të ish sulmuesit, ka pësuar lëndime në fytyrë dhe po mjekohet në spital. Policia menjëherë ka identifikuar agresorin me emrin Joshua Zinberg, 25 vjeç, i cili është arrestuar një ditë pas ngjarjes dhe është akuzuar për tentativë vrasjeje dhe sulm, raporton A2.

Siç raportohet agresori, i cili është denoncuar nga nëna e tij, në polici, ka shfaqur shpesh herë probleme me shëndetin mendor. Vetë futbollisti nuk ka dhënë komente të tjera përveçse ka konfirmuar se ishte dhe ai pjesë e ngjarjes dhe ende është i traumatizuar nga ajo çfarë ndodhi në rrugët e Nju-Jorkut.

Po ndodh...