Lajme flash

U nxitua me deklaratën para ndeshjes me Shqipërinë, Matthäus kritikon trajnerin Tuchel

24 Mars 2025, 17:42 / SPORT ALFA PRESS

U nxitua me deklaratën para ndeshjes me Shqipërinë, Matthäus
Thomas Tuchel e ka nisur me shumë zhurmë aventurën e tij si trajner i kombëtares angleze. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, gjermani tha një fjali që nuk u prit mirë në ishull.

“Dukej sikur Anglia në Europian u përkujdes më shumë që të mos largohej e turpëruar sesa të shpallej kampion”, deklaroi Tuchel, duke iu referuar finales me Spanjën.

Kjo në media u cilësua si kritikë direkte ndaj ish-trajnerit të “Tre luanëve”, Gareth Southgate, i cili shpesh është ngacmuar për taktikat e tij mbrojtëse.

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, ka reaguar ashpër për bashkëkombësin e tij. “Ajo deklaratë ishte e papërshtatshme për një trajner të këtye niveleve. Ai duhet të shohë gabimet e tij”.

“Nuk ka pse flet për trajnerët e mëparshëm. Duhet të tregojë me vepra se është më i mirë, kaq. Kjo, në fakt, është një sjellje tipike e Tuchel, sepse kështu ka vepruar edhe te Bayern”.

“Kur punonte në Mynih, Tuchel hapi disa tema të cilat ishin të mbylluara. Ai thjesht i shtoi benzinë zjarrit dhe krijoi pakënaqësi me sjelljen, stilin e lojës dhe marrëdhëniet delikate që krijoi”.

 

Po ndodh...