
Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare kongresmenja e parë republikane me ngjyrë

24 Mars 2025, 17:33 / BOTA
Mia Love, kongresmenja e parë republikane me ngjyrë ka vdekur në moshën 49-vjeçare në Utah, raporton BBC.
Love, një vajzë emigrantësh nga Haiti, kishte përfaqësuar shtetin e Utah në Dhomën e Përfaqësuesve.
Vajza e saj, Abigale, tha në fillim të këtij muaji se Love nuk i ishte përgjigjur më trajtimit për kancerin e trurit.
Karriera politike e Mia Love filloi zyrtarisht në vitin 2003 kur fitoi një vend në këshillin e qytetit të Saratoga Springs dhe më vonë u bë kryetare bashkie, në moshën 34-vjeçare.
Në vitin 2014, ajo u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA. Ajo bëri histori si gruaja e parë republikane me ngjyrë që mori këtë rol dhe shërbeu dy mandate.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
Nga Irena Beqiraj
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128