Trump shpall tarifa prej 25% për çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela

24 Mars 2025, 17:02 / BOTA ALFA PRESS

Trump shpall tarifa prej 25% për çdo vend që blen naftë

Donald Trump, i vendosur për të ndërprerë të ardhurat e Venezuelës nga nafta, njoftoi të hënën se çdo vend që blen gaz natyror ose naftë nga vendi do t’i nënshtrohet tarifave 25% për të gjitha mallrat e tij që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Këto tarifa do të hyjnë në fuqi më 2 prill, tha ai .

Presidenti amerikan, i cili tashmë ka hequr licencën që lejonte gjigantin amerikan të naftës Chevron të operonte në Venezuelë dhe po shton deportimet e shtetasve emigrantë nga vendi, e justifikoi masën e tij të fundit duke shkruar në rrjetin e tij social Truth se Karakasi është “shumë armiqësor” ndaj SHBA-së.

 

Po ndodh...