Uzuni mesazh për Sylvinho-n: Pse nuk luaj si qendërsulmues? Kam 3 vite te Granada në këtë rol
Myrto Uzuni nuk ka frikë të marrë përgjegjësi. Përkundrazi. Në një intervistë për “A Times”, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka kërkuar publikisht një mundësi nga trajneri Sylvinho.
“Në Nations League na mungoi fati. Ukraina dy herë goditi portën në 9 minuta dhe pësuam dy gola. Për pjesën taktike, pastaj, flet trajneri më mirë”.
“Penalltia? Në futboll nuk ka rëndësi se kush e fiton penalltinë. Pra, nuk është e thënë se ai që e fiton do ta gjuajë. Te Granada jam unë ai që i gjuaj penalltitë dhe në ato momente unë kisha besimin për ta goditur, sepse jam edhe sulmues. Bajrami kishte besim te vetja e tij dhe unë i urova që ta shënote”.
I pyetur për rolin e tij në formacionin kuqezi, Uzuni u shpreh: “Me kombëtaren, me trajnerin Sylvinho asnjëherë nuk jam provuar si sulmues, përjashto miqësoret dhe minutat me Ukrainën. Gjithmonë kam luajtur si anësor. Kam tri vite që te Granada luaj si qendërsulmues”.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128