Vjen goli i radhës në kampionatin anglez nga lojtari shqiptar

11 Shkurt 2023, 22:35 / SPORT ALFA PRESS

Vjen goli i radhës në kampionatin anglez nga lojtari shqiptar

Armando Dobra realizon golin e katërt në kampionat me fanellën e Çesterfilldit në humbjen 1-3 që skuadra e tij pësoi në shtëpi ndaj Nots Kantrit.

21-vjeçari shqiptar vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 45+3 duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas, teksa më herë miqtë kishin shënuar me Langstaf në minutën e 25-të. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë, ndërkohë që në minutën e 64-t, Çesterfilldi mbeti me 10 lojtarë.

Me këtë ecuri gjasat janë të mëdha që në të ardhmen, Dobra, të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, falë formës së mirë që gëzon.

21-vjeçari ka shënuar edhe 2 gola në Kupë ndaj ËBA, teksa për sa i përket vitit kalendarik 2023, ky ishte goli i katërt në total për Dobrën, duke përfshirë edhe Kupën dhe kampionatin.



 

 

Po ndodh...