
Vlerësohet me notën më të lartë, Qazim Laçi pjesë e formacionit të javës në Çeki

Fundjava rezultoi fantastike për Qazim Laçin, i cili, edhe pse në rolin e mesfushorit, ka një marrëdhënie të mirë me golin.
Qazimi gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës në duelin ndaj Ceske Budejovice të vendit të fundit. Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku, pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asiste. Ndërkohë një episod tjetër gjatë kësaj ndeshjeje, ishte po me futbollistin e Kombëtares.
Në minutën e 83-të, Laçi realizoi edhe golin e dytë personal, por që më pas u anulua nga VAR-i për faull ndaj portierit kundërshtar, i cili për një çast humbi edhe ndjenjat në fushë, pas përplasjes me futbollistin Kuçta.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128