Zyrtare/ Klubi i Erzenit ndan rrugët me trajnerin Skerdi Bejzade
4 Mars 2024, 22:37 / SPORT

Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit.
Lajmi është dhënë nga klubi shijakas, me një postim në rrjetet sociale.
“K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese” – shkruan klubi.
Bejzade mori drejtimin e Erzenit vetëm më 8 shkurt dhe drejtoi skuadrën për 5 ndeshje, duke marrë dy fitore, dy humbje dhe një barazim, teksa tashmë largohet duke lënë skuadrën sërish në zonën e rënies.
Erzeni e sheh veten për momentin në vendin e parafundit në kampionat, me 26 pikë të grumbulluara. Ekipi është i impenjuar edhe në Kupë, ku sfidon Vllazninë me 6 mars.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


