Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet L. Z., nga ku kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Sapo kanë konstatuar praninë e uniformave blu, autorët janë larguar drejt një zone kodrinore, duke përfituar nga errësira, ndërsa kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kanë lëvizur.
Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete të dyshuara si të përdorura gjatë grabitjes, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të grabitjes.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
