Thashethemet për largimin e Olise, Bajerni mban qëndrim

Prej disa kohësh po spekulohet se Majkëll Olise mund të largohet së shpejti nga Bajerni. Megjithatë, presidenti Herbert Hainer beson se bavarezët janë në një pozicion të favorshëm për ta mbajtur francezin.
“Bajerni është një klub që nuk ka nevojë të shes lojtarë. Ne i marrim vendimet tona nga një pozicion force. Majkëll Olise ka kontratë me ne deri në vitin 2029. Shpresoj dhe dëshiroj që në një moment ai ta zgjas atë”, deklaroi Hainer.
Bajerni do tu përgjigjet në mënyrën e duhur çdo përpjekjeje të mundshme për t’i marrë Olisen. “Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Real Madridin apo për ndonjë klub tjetër që do të interesohet për të, ne dimë si të mbrohemi mirë. Bajerni ka shumë për të ofruar”, u shpreh presidenti i klubit.
Thashethemet për një transferim të Olise në Madrid qarkulluan gjatë gjithë verës.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
