Tirana zhbllokon merkaton, 9 futbollistë federohen për ndeshjen e radhës

25 August 2026, 13:42 / SPORT ALFA PRESS

“Çlirim” për Tiranën, që më në fund ka marrë lajmin e shumëpritur për zhbllokimin e merkatos.

Ky vendim zyrtar i FIFA-s i jep mundësinë klubit bardheblu të regjistrojë futbollistët që deri tani ishin në pritje dhe të ketë një organikë shumë më të plotë për ndeshjet e kampionatit.

Me merkaton tashmë të zhbllokuar, Tirana pritet të jetë me një formacion dhe organikë shumë më të plotë këtë javë, duke shtuar ndjeshëm alternativat e trajnerit për përballjet e kampionatit.

Ilievski, Hazrollaj, Staniç, Vitija, Krymi, Kis, Berisha, Kollej dhe Daci janë lojtarët që do të federohen për ndeshjen e radhës.

Kujtojmë që ndeshjen hapëse ndaj Egnatias, Tirana e luajti kryesisht me futbollistë të rinj teksa asnjë nga blerjet e reja nuk mund të zbriste në fushë.

Po ndodh...