U dashurua me të me shikim të parë, pas pak muajsh lidhje u ndanë, ish-konkurrentja e "Për'puthen" sjell në jetë vajzën

10 August 2026, 14:07 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Të paktë janë njerëzit që dashurohen me shikim të parë, e pastaj lënë kokën pas partner/it/ es. Njëjta ishte dhe historia e dashurisë mes dy ish-konkurrentëve të "Për'puthen", Katerinës dhe Arnoldit.

Pas afrimitetit me njëri-tjetrin, në mesin e të cilëve ishte Katerina ajo që dukej qartazi që mundohej ta mbante lidhjen "gjallë", një lajm i papritur "theu" rrjetin: Katerina dhe Arnoldi nuk ishin më bashkë, ndërkohë që ajo ishte në pritje të ëmbël.

Ndonëse u hoqën sikur ishin akoma bashkë e mezi prisnin të vinte në jetë fëmija i tyre, Katerina vendosi të tregonte të vërtetën e marrëdhënies së tyre para kamerave, në sy të të gjithë shqiptarëve. Arnoldi i kishte kërkuar të ndahej dhe mohonte që fëmija që ajo priste të lindte, ishte i tij.

Edhe pse Arnoldi shpesh-herë shfaqej nëpër rrjet duke mohuar atësinë e fëmijës që priste të lindte Katerina, kjo e fundit me bindje të plotë ka pranuar publikisht se ai është babai i fëmijës.

Ndërsa para dy ditësh Katerina ndau lajmin e ëmbël, vajza e saj erdhi në jetë, duke u bërë dritë në këto momente të jetës së saj. 

"Drita ime, çdo gjë e imja" shkroi Katerina krah fotos së publikuar së fundmi, përmes së cilës na zbuloi se këto ditë pritjes së saj të ëmbël i erdhi fundi.

Po ndodh...