Vetëm 2 muaj në detyrë, Migen Duka largohet nga drejtimi i Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës

12 October 2026, 15:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vetëm 2 muaj në detyrë, Migen Duka largohet nga drejtimi i

Vetëm dy muaj pas emërimit, Migen Duka largohet nga drejtimi i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

Në vend të tij emërohet Albi Lika, duke shënuar një tjetër ndryshim në krye të SHRUKD-së brenda pak muajsh. Për largimin e Dukës, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Administratori i ri u prezantua këtë të hënë para stafit të ndërmarrjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Fludian Çuka.

Administratori i larguar Duka nga Elbasani, inxhinier i ri hidroteknik dhe biznesmen, ishte emëruar në gusht, duke zëvendësuar Olsen Kavallin.

Deri tani, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim për largimin e tij pas një periudhe kaq të shkurtër në detyrë.

Ky është ndryshimi i dytë në drejtimin e SHRUKD-së brenda pak muajsh, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e këtij rotacioni.

Po ndodh...