Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pranon humbjen

Aleksandar Vuçiç tha se Lista Studentore ka fituar zgjedhjet në Serbi, duke pranuar kështu humbjen.
“Ne nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Shumëkush do të habitet dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa dhe çfarë kanë shpikur. Dua t’ju informoj se, bazuar në kampionin e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje. Fitoren e ka siguruar lista e bllokadës studentore, e cila do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne rreth 105. Asnjë subjekt tjetër nuk ka hyrë në parlament", tha Vuçiç.
"Në fund, po, hungarezët e Vojvodinës kanë fituar 3 mandate, ndërsa shqiptarët një mandat, dhe e kam fjalën për SDA-në. Mos më merrni për fjalë. Sipas kampionit, ne kemi rreth 1 milion e 720 mijë vota, por kjo shifër nuk ka fare rëndësi në këtë moment. Ata kanë rreth 2 milionë e 200 mijë vota”, deklaroi Vuçiç.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
