A do të shkojë në Uashington në forumin e IDU? Berisha: Në parim po, por vendimin do e marr më vonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje.
Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha u ndal për një prononcim për mediat, ku u pyet edhe për një udhëtim të mundshëm drejt Uashingtonit në kuadër të forumit të IDU-së, që pritet të zhvillohet më 2-4 dhjetor.
I pyetur nëse do të jetë pjesë e forumit, Berisha tha se në parim përgjigjja është pozitive, por vendimi përfundimtar do të merret më vonë.
Pjesë nga prononcimi:
Zoti Berisha, një pyetje ju lutem, a do udhëtoni sërish drejt Uashingtonit në forumin e IDU që do mbahet në datat 2 dhe 4 dhjetor?
Sali Berisha: Po, më falni, a do shkoj në dhjetor në Uashington? Po sikur të shkoj para dhjetorit?
Unë po pyes për forumin zoti Berisha?
Sali Berisha: Për forumin, do ta marr vendimin më vonë, në parim po, por nuk është vendimi përfundimtar.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128