Përplasja për pagat, Rama fton zyrtarisht institucionet e drejtësisë në tryezë, ja kur pritet të mbahet takimi

21 September 2026, 10:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për të mbajtur një takim më datë 28 shtator për të biseduar në lidhje me pagat e magjistratëve.

Kryeministri i ftoi publikisht në tryezë një ditë pas miratimit të projektligjit për pagat e magjistratëve në parlament, që u kundërshtua, duke theksuar se duhet që të diskutojnë për një zgjidhje afatgjatë.

Në reagimin e tij në rrjetin social X, kryeministri deklaronte se të pranishëm në tryezë do të jenë edhe ekspertë të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian për Efiçencën e Drejtësisë.

Sipas tij, duhet ta trajtojnë çështjen me “urtësi dhe durim” dhe për të dhënë një shembull dinjiteti përpara qytetarëve dhe partnerëve.

Maxhoranca e miratoi projektligjin e PS me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, pavarësisht kundërshtive të drejtësisë dhe opozitës, të cilët theksuan se po shkelej vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Magjistratët kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë ligjin e miratuar, dhe të dekretuar pak orë më pas nga Presidenti, në Kushtetuese.

Po ndodh...

ide