Mbyllet Java e 5-të e kategorisë Superiore, ja si ndryshoi renditja e skuadrave

Egnatia – Partizani uli siparin e javës së 5-të të “Abissnet Superiore”. Në takimin e zhvilluar në “Egnatia Arena” mbrëmjen e së dielës, rrogozhinasit fituan 2-1, me gola të realizuar nga Loukili dhe Albanese.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Tirana barazoi 2-2 me AF Elbasanin në shtëpi.
Po në barazim 1-1 u mbyll edhe sfida mes Vorës dhe Skënderbeut, që u luajt në stadiumin e Vorës të shtunën. Dinamo City mori fitoren e katërt radhazi në kampionat për këtë edicion. Kryeqytetasit mposhtën 3-1 Laçin në “Elbasan Arena”.
Teuta vijon me serinë e rezultateve positive, teksa edhe durrsakët nuk njohin rezultat negativ prej katër javësh. Në këtë javë të pestë, skuadra e Teutës triumfoi 2-0 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”.

Sfidat e Javës së 6-të do të kthehen pas një pauze shumë të gjatë, për shkak të ndalesës për ndeshjet e kombëtares, të cilat UEFA i ka planifikuar që të shtrihen në tri javë dhe jo më në dy si normalisht. Ndaj kampionati praktikisht kthehet pas tri javësh, me ndeshjet e Javës së 6-të, ku pa dyshim ajo që bie në sy është përballja Partizani-Tirana.

Nuk janë caktuar ende datat dhe oraret e ndeshjeve nga FSHF, por sfidat duhet të luhen në fundjavën e 10-11 tetorit.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128