PS këmbënguli për votimin më 8 tetor të “Territoriales”, PD kërkoi shtyrjen! Zbardhen detaje nga debatet brenda Konferencë së Kryetarëve

Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve, që u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa mbledhja u shoqërua me debate. Gazetari Ergys Gjençaj, në një raportim live për News24, tregoi pikat që ndanë qëndrimet e mazhorancës me ato të opozitës, duke bërë që seanca të dështojë.
PS kërkoi që Reforma Territoriale të futej në rend dite më 8 tetor, për t’u miratuar në Kuvend, kërkesë që s’u dakordësua nga PD-ja.
“Mëngjesin e sotëm ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve rreth orës 09:00. Konferenca u shoqërua me debate, ndërsa caktimi i kalendarit të punës ka qenë momenti kur u ndezën shkëndijat dhe nisën debatet. PS propozoi që projektligji përkatës të kalojë në seancën plenare të 8 tetorit për reformën administrative-territoriale."
Sipas PD-së, konkretisht Gazment Bardhit, kjo pikë duhet të shtyhet. “S’duhet të kemi një seancë të tillë, pasi duhet shtyrë”, me pretendimin se nuk janë bërë konsultimet e nevojshme.”, tha Gjençaj.
Propozimi i PS-së për shkrirjen e 15 bashkive të vogla është kundërshtuar nga banorët e këtyre zonave, ndërsa ata janë ngritur në protestë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128