Thellohet skandali/ Xhaka pranon manipulimin e vaksinës anti-covid, Zvicra e përjashton nga kombëtarja: Më vjen keq, isha i frikësuar
Granit Xhaka ndodhet në telashe serioze. Mesfushori me origjinë shqiptare akuzohet për falsifikim të certifikatës për vaksinën kundër Covid-it, ndërsa Zvicra e ka përjashtuar nga ekipi për ndeshjet që “helvetët” do t’i luajnë përballë Maqedonisë së Veriut, Skocisë, Sllovenisë dhe sërish ndaj Maqedonisë.
Teksa hetimet janë hapur në Zvicër mbi këtë vendim të Xhakës, vetë mesfushori ka reaguar në profilin e tij në rrjetet sociale, përmes një “Story”.
“Është raportuar shumë gjatë ditëve të fundit për një çështje nga e kaluara ime, ndaj edhe dua të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.
Në këtë gjendje të trazuar emocionale, unë sigurova një vërtetim vaksinimi, në vend që të sqaroja pyetjet e mia të hapura në rrugën e parashikuar.
Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse", shkruan Xhaka.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128