Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, përplasen dy makinat, humb jetën një prej drejtuesve, 4 të plagosur

7 September 2026, 08:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Mësohet se dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e “Audit”.

Viktima është identifikuar si Dashmir Beca, 55 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën në vendngjarje dhe është transportuar drejt morgut.

Në aksident janë përfshirë edhe persona të tjerë. Tre pasagjerët që ndodheshin në “Audi” janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz” është transportuar në spital dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

 

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një prej shkaqeve të përplasjes, duke e bërë të pamundur manovrimin në kohë të automjeteve. Megjithatë, shkaku i saktë i aksidentit pritet të përcaktohet pas hetimeve.

 

Po ndodh...

ide