106 vjeç e harruar nga shteti, e moshuara në Thumanë mes lagështirës e varfërisë

Në Thumanë, 106-vjeçarja Hava Janguzi jeton në kushte të vështira, pa përfituar ndihma nga institucionet.
Ajo nuk ka pasur fëmijë dhe bashkëshorti i ka ndërruar jetë prej vitesh.
Prej më shumë se 40 vitesh, për të kujdeset Skënder Janguzi, i cili shprehet, se e moshuara është nusja e xhaxhait të babait të tij.
Hava Janguzi vuan nga probleme me dëgjimin dhe shikimin. Familja përbëhet nga shtatë anëtarë dhe mbijeton vetëm me asistencë sociale, ndërsa e moshuara përfiton vetëm pension.
Banesa, ku jetojnë, është e mbushur me lagështirë, duke rrezikuar shëndetin e saj.
Në Njësinë Administrative Thumanë na thanë, se nuk ka pasur kërkesa zyrtare për këtë rast, ndërkohë që pas ndërhyrjes sonë, përfaqësues të njësisë dhe shërbimit social vizituan familjen, pa dhënë masa konkrete.
Si zgjidhje u propozua dërgimi i të moshuarës në azil, gjë që u refuzua nga familjarët./ Tv Klan
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128