Asistoi, fitoi penallti dhe e shpërdoroi! Kristian Shpendi protagonsit absolut te Çezena
6 Shkurt 2026, 23:33 / SPORT

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kristjan Shpendi, u shndërrua në protagonist absolut, te Çezena, në duelin e mbrëmjes se sotme ndaj Peskarës, që përfundoi me rezultatin 2 me 0, për bardhezinjtë.
22-vjeçari, fillimisht asistoi për Bertin në minutën e 25-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0.
Në pjesën e dytë Çezena shënoi edhe golin e dytë me Françeskonin, në minutën e 77-të, teksa në minutën e 87-të, Shpendi fitoi një 11-metërsh, të cilin e mori vetë përsipër, por fati nuk ishte me të, teksa gjuajta e shqiptarit u ndal nga portieri kundërshtar, duke i mohuar kështu golin e nëntë në kampionat 22-vjeçarit.
Ndërkohë për sa i përket Xhakomo Vrionit, ai nuk u preferua në këtë përballje duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128