Merz: BE-ja e gatshme të bisedojë me Rusinë, por nuk do të zhvillojë bisedime ‘paralele’

Bashkimi Evropian është gjithmonë i gatshëm të zhvillojë bisedime me Rusinë, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk do të hapë asnjë kanal paralel komunikimi, tha sot kancelari gjerman, Friedrich Merz, sipas “Reuters”.
“Ne jemi, sigurisht, gjithmonë të gatshëm të zhvillojmë bisedime me Rusinë”, u tha ai gazetarëve në Abu Dabi.
“Aktualisht, këtu në Abu Dabi po zhvillohen bisedime të koordinuara… nëse mund të kontribuojmë që këto bisedime të jenë edhe më të mira, edhe më të suksesshme, atëherë do ta bëjmë. Por, nuk do të hapim asnjë kanal paralel komunikimi”, theksoi Merz.
Duke folur me gazetarët gjatë një vizite në Abu Dabi, Merz tha se vizita e të dërguarit presidencial francez në Moskë në fillim të kësaj jave ishte koordinuar ngushtë me Gjermaninë.
“Ne e kemi diskutuar këtë për njëfarë kohe. Sigurisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të zhvillojmë bisedime me Rusinë”, tha Merz ndërsa nënvizoi se bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja, midis Rusisë dhe Ukrainës ishin rruga kryesore negociuese.
“Nëse mund të kontribuojmë në suksesin e këtyre bisedimeve, do ta bëjmë. Por nuk do të hapim kanale paralele komunikimi”, tha kancelari.
“Ne të gjithë kemi një qëllim: ta shohim këtë luftë kundër Ukrainës të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe çelësi për këtë qëndron te Moska, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën”, shtoi ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128