Protestë unike me letër të hapur e ekipit të futbollistit të Kombëtares në La Liga ndaj klubit: Nuk kemi ujë të ngrohtë, nuk pastrohen dhomat

6 Shkurt 2026, 23:53 / SPORT ALFA PRESS

Protestë unike me letër të hapur e ekipit të futbollistit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në La Liga, ku lojtarë e Rajo Vajekanos, klub në të cilin është pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, kanë protestuar publikisht për kushtet e punës.

Me një letër të hapur, të firmosur nga lojtarët dhe stafi teknik, është kërkuar që të ketë kushte më të përshtatshme si në qendrën stërvitore të klubit, ashtu edhe në stadium. Normalisht mendohet se në nivele të larta si në La Liga, gjërat bazike nuk mungojnë. Por sipas Balaiu & Co., situata është e papranueshme, duke çuar në këtë ankesë publike që duhet të shtyjë klubin të veprojë për të siguruar “kushte të denja pune”.

Ata janë ankuar fillimisht se në fazën përgatitore, kishin qenë të detyruar që të mos punonin për tre muaj në qendrën sportive, pasi atje kishte shumë probleme nga më të ndryshmet. “Edhe gjendja e fushës së stadiumit të “Vajekas” ka qenë qartësisht me mangësi, një situatë që është përkeqësuar me kalimin e javëve”, shkruhet në letrën e lojtarëve.

Më pas ankesat vazhdonin me “mungesën e ujit të ngrohtë në dushe në ditë të caktuar, pastërtia e dhomave të zhveshjeve që nuk ka qenë gjithmonë në lartësinë e kërkuar dhe ambiente të cilët janë të vjetërsuara. Ankesa të cilat i janë bërë presidencës dhe klubit në raste të ndryshme”, sqarohet në ankesën e lojtarëve që tashmë kanë vendosur që të bëjnë gjithçka publike edhe për mbështetësit e tyre.

Po ndodh...

ide