Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

6 Shkurt 2026, 23:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vjet pas hekurave për një grabitje grabitjeje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç.

Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin e saj dhe shqiptarin që ndodhej me të.

Ai tentoi që të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar duke e lënë të vdekur.

Indrit Mustafaj ishte larguar nga Shqipëria që në moshë të re, pasi babai i tij ishte i sëmurë rëndë dhe i paaftë për punë. Ai kishte udhëtuar i vetëm drejt Anglisë me synimin për të punuar dhe për të dërguar para për prindërit dhe dy motrat e tij.

Vdekja e tij i ka lënë familjarët të shkatërruar financiarisht dhe emocionalisht. Në një deklaratë personale, ata shprehën dhimbjen e thellë për humbjen:

“Zgjohemi çdo ditë me dhimbje dhe flemë me pyetje. Ndikimi mbi ne është i paimagjinueshëm. Ai ishte i sjellshëm, i butë, ishte dashuria e jetës sonë.’/ BBC

Po ndodh...

ide