120 të burgosur përfitojnë nga amnistia penale në Drenovë, avokati: E vonuar dhe pazar politik

6 Prill 2024, 10:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

120 të burgosur përfitojnë nga amnistia penale në

120 të burgosur në burgun e Drenovës pas miratimit të amnistisë përfitojnë lirinë e tyre si dhe ulje dënimi.

Burime për A2 CNN thanë se 40 të burgosur për vepra të ndryshme penale falë kësaj amnistie do të lënë qelitë e burgut të Drenovës, ndërkohë që 80 të tjerë do të kenë ulje dënimi për kohën e mbetur.

Për avokatin Esmerald Xhafa kjo amnisti është e vonuar, ajo duhej votuar kohë më parë dhe të mos bëhej një pazar politik mes maxhorancës dhe opozitës. Vonesa e miratimit të saj më shumë kanë "djegur" të burgosurit sesa ka lejuar të përfitojnë.

Avokati thotë se për të mos u përballur më me një ngarkesë të tillë në dhomat e paraburgimit, gjykata duhet të japin masat alternative sigurie, qoftë arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje, garanci pasurore si dhe mbikëqyrje elektronike të cilat nuk realizohen prej kohësh në vendin tonë.

 

Po ndodh...