6 vrasje në 24 orë, avokati Islami: Shifrat tregojnë një situatë të tensionuar në vend, duhen masa të shpejta

20 Gusht 2024, 17:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

6 vrasje në 24 orë, avokati Islami: Shifrat tregojnë një

6 vrasje në 24 orët e fundit në Shqipëri dhe një i plagosur në Tiranë.

Të gjitha rastet duket se janë për shkaqe banale. Në Velipojë gjithçka dyshohet se nisi nga një sherr moment.

Në Tiranë burri vret gruan dhe veten, ndërsa në Memaliaj 72-vjeçarin e vranë dhe e hodhën në përrua.

Dramë edhe në Mirditë ku 68 vjeçarin e qëlluan në dhomën e gjumit

Për avokatin penalist, Roland Islami shifrat tregojnë një situatë të tensionuar.

Për këtë thekson se duhet një rol më aktiv i policisë dhe zbatim të ligjit duke theksuar se legjislacionin është i plotë.

Lami shprehet se shifrat e kriminalitetit në vend janë në rritje, ndaj dhe masat duhet të jenë thotë ai të shpejta.

 

Po ndodh...