Agron Neza në dosjen amerikane, Poli Hoxha: Prezantohej si njeri i FBI

24 Janar 2023, 23:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Agron Neza në dosjen amerikane, Poli Hoxha: Prezantohej si njeri i FBI

Gazetari Poli Hoxha ka shpjeguar në studion e emisionit detaje mbi identitetin e dy personave që dalin në dosjen e hetimit të ish-funksionarit të FBI Charles Mc Gonigal. Hoxha tha se personi A, Agron Neza ka qenë një ish-funksionar i shërbimeve inteligjent shqiptar dhe që vitet e fundit në Shqipëri prezantohej si njeri që punonte për FBI. Ai tha se Neza kishte miqësi me ish-ministrin Gjiknuri.

Ndërkohë sa i takon personit B, Dorian Duçka tha se  kishte qenë Zv.ministër në qeverinë Rama-Meta.

Pjesë nga biseda në studio

Hoxha: Ka qenë në shërbimin informativ, por për një incidcent, për një ngjarje kriminale ka shkuar në SHBA ku ka kërkuar azil politik. Këtu sa herë vinte në Shqipëri ishte një person shumë i njohur, sepse punonte si promovues i SHBA në Shqipëri, por këtu në 5 vitet e fundit prezantohej si njeri që punonte për FBI.

Fevziu: Po Dorian Duçka?

Hoxha: Dorian Duçka ish zv.ministër në qeverinë Rama-Meta dhe pastaj drejtor i një konglomerati kinez për Evropën Juglindore, e fokusuar tek energjia.

Fevziu: Aty ka dhe C dhe D. Po biznesmeni politikan kush është?

Hoxha: Unë e di, por nuk mund ta them. Zoti Neza kishte një miqësi me zotin Gjiknuri.

Zyrtari i FBI ka hapur kompani ku është aksioner zoti Neza, është vetë ai dhe është një biznesmen që punion mer gazin. Ai ka hapur një kompani që nga kërkimet rezulton që ka të njëtën adresë me një kompani zvicerane, që ka marr në shfrytëzim një zonë gazmbajtëse në fushën Cakran-Mollaj.