
Aksidenti i frikshëm në Berat! “Toyota” i pret rrugën, mjeti ku udhëtonte familja me 4 anëtarë bie në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje në fshatin Moravë.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një makinë tip “Toyota” i ka prerë rrugën një mjeti me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.
Mësohet se automjeti ku udhëtonte shtetasi Ëngjëll Berber, së bashku me bashkëshorten dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, ka përfunduar në kanal. Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128