Breshëria e plumbave prek dhe bizneset, çfarë la pas atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas

11 Nëntor 2025, 16:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Breshëria e plumbave prek dhe bizneset, çfarë la pas atentati

Detaje të reja janë publikuar nga atentati me armë zjarri të regjistruar sot në Rinas, ku mbeti i vdekur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, i dyshuar si punonjës i AMP-së.

Bëhet me dije se breshëria e plumbave ka prekur edhe bizneset e hotelet që kanë qenë pranë rreth-rrotullimit të aeroportit të Rinasit.

Sic mund të shihet në foton e mëposhtme plumbat kanë lënë shenja në xhama ndërsa fatmirësisht nuk kanë prekur ndonjë qytetar apo kalimtar të rastit.

Breshëria e plumbave prek dhe bizneset, çfarë la pas atentati

Ndërkohë pas atentatit trupi i pajetë i Danit është marrë dhe transportuar drejt morgut, ndërsa Shaljani është nisur me urgjencë drejt Traumës ku raportohet në gjendje kritike për jetën.

Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës.

 

Po ndodh...

ide