Dosja 5D/ SPAK jep pretencën për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Taulant Tushën! Sa vite burg u kërkua

SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg për tre të pandehurit kryesorë të çështjes, por dhe personat e tjerë të përfshirë. Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato dhe 4 vite për Taulant Tushen.
Sipas pretencës së paraqitur në seancë, organi i akuzës ka kërkuar:
-11 vite burg për Redi Molla
-9 vite burg për Mariglen Qato
-4 vite burg për Taulant Tusha
-3 vite burg për Enton Punavija
-3 vite burg për Julian Zanaj
-2 vite burg për Albano Janku
-7 vite burg për Nestor Muhametllari
Dosja “5D” lidhet me akuza për shkelje të ligjit në procedura publike dhe dyshime për korrupsion, ndërsa mbrojtja e të pandehurve ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
