
Dosja “Toyota Yaris”, lihet në burg avokati Radovan Çela


Lihet në burg Radovan Çela, avokati i përfshirë te dosja “Toyota Yaris”.
Kujtojmë se Çela u vetëdorëzua dy ditë më parë në policinë e Tiranës, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Zarka”.
Gjykata e Posaçme ka veçuar më 20 shkurt çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij. Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.
Tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi do hetohet veçmas për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim. Çështja për ta u pezullua për një vit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128