E rëndë në Vlorë/ Vajzat me “Benz” përplasen me bordurën, njëra çan kafkën, tjetra thyen këmbë e duar

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak para mesnatës së kaluar në rrethrrotullimin që të çon në Nartë, në hyrje të Vlorës.
Mësohet se 4 vajza, të cilat udhëtonin me një automjet tip “Benz” janë përplasur me një bordurë anësore të rrugës dhe me tabelat e sinjalistikës. Si pasojë e aksidentit, të katër vajzat kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Burime për mediat bëjnë me dije se një prej vajzave ka pësuar çarje në kafkë, një tjetër ka thyer duart dhe këmbën, ndërsa një tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri.
Mësohet se dëmtime ka marrë edhe drejtuesja e automjetit, e cila pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në spital, është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin katër vajzat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.
-
Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2024
15 Qershor, 08:25 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


