
Eksluzive/ SPAK i kërkon Kuvendit arrestimin e Arben Ahmetajt!

Zhvillime të forta në hetimin e Inceneratovëve.
Burime të Alfapress.al pranë Gjykatës së Posaçme, kanë deklaruar se arrestimi i ish-ministrit dhe deputetit Arben Ahmetaj është çështje orësh. Mësohet se SPAK ka nisur shkresën drejt Kuvendit për të kërkuar "leje" të menjëherëshme për ti hapur rrugë prangosjes së ish- bashkëpunëtorit më të ngushtë të kryeministrit Rama.
Pritet vetëm protokollimi i kërkesës. Akuza konkrete për Ahmetajn është, "pastrim i produkteve kriminale", pra i parave të korrupsionit. Kujtojmë se në një njoftim zyrtar të ditëve të fundit menjëherë pas kontrolleve në shtëpitë e bashkëjetueses dhe të ish- bashkëshortes, SPAK deklaroi, se çështja ndaj Ahmetajt është veçuar dhe se është marrë në dorë nga prokurorja Enkeleda Millonaj dhe jo Klodian Braho apo Eneid Nakuçi.
Dy prokurorët e fundit sipas SPAK dhanë dorëheqjen nga hetimi, pasi janë akuzuar për një anshmëri. Leja e parlamenti për arrestimin e Ahmetajt duket e sigurt, pasi kreu i mazhorancës, Edi Rama prej kohësh e ka lëshuar ish- bashkëpunëtorin të cilit për gati 9 vite i kishte lënë në dorë financat dhe koncesionet miliardëshe. Së fundmi kryeministri deklaroi së nëse do të ishte gjykatës siç e akuzoi Ahmetaj te "Opinion", atëherë punët për atë, do të ishin më keq se sa janë!/ Alfapress.al

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128