
EMRAT/ Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin


Policia ka vënë pranga dy vëllezër në Kurbin në sajë të operacionit “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Në pranga ranë Arben Frati dhe Levend Frati, pasi u gjetën të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. F., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;
L. F., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128