Ja kush janë punonjësit e pezulluar të ish-ALUIZNI-t dhe IMT-së të cilët abuzuan me detyrën

25 Maj 2023, 14:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ja kush janë punonjësit e pezulluar të ish-ALUIZNI-t dhe

Publikohen emrat e punonjësve të ish-ALUIZNI-t dhe IMT-së, për të cilët, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbimin publik dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Punonjësit e pezulluar sipas Abc news janë, Helio Huqi; Dorian Zazani; Marsida Shahini; Gerald Kaci; Mario Kërtusha; Mirgen Ismaili; Julian Kacadei; Artemis Malko dhe Merushe Telha.  Këta punonjës, kanë abuzuar me detyrën që prej vitit 2013.

Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se punonjësit kishin prishur objekte të cilat ishin të ligjshme dhe për objektet e paligjshme, nuk kishin vepruar sipas ligjit.

 

Po ndodh...

ide