
EMRAT/ Nga Muharrem Hoxha te Eva Alikaj, kush janë personalitetet që përfitojnë pension të posaçëm

Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës dhe sportit. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, janë listuar një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik, muzikës, studiues si: Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga, Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase, Nazmi Hoxha.
VKM
Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social“
15 personalitetet që përfitojnë:
Eva Alikaj – aktore
Muharrem Hoxha – aktor
Roland Xhoxhi – violinist
Ardian Cerga – aktor
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Leonard Tase – volejbollist dhe trajner
Suzana Frashëri – soprano
Aurel Plasari – studiues
Frederik Ndoci – këngëtar
Pavvlo Mihali – atlet
Zhuljana Jorganxhi – poete, autore këngësh
-
E rëndë në Itali, shqiptari gjendet i varur në një pemë
4 Janar, 15:16 -
-
Nazmi Hoxha – piktor
Xhelal Kalaja – trajner basketbolli
Diana Mata – qitëse
Lulëzime Duka – volejbolliste.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128